Rreth nesh

SINAMATI 2S – Eksperiencë, Teknologji dhe Saktësi në Çdo Element

E themeluar në vitin 2023, SINAMATI 2S është një kompani e specializuar në prodhimin e elementeve të parafabrikuara prej betoni për projekte të ndryshme ndërtimi në të gjithë Shqipërinë.

Fabrika jonë ndodhet në Lushnje, ndërsa për të garantuar një shërbim sa më të shpejtë dhe efikas, disponojmë gjithashtu një pikë magazinimi në Tiranë.

SINAMATI 2S është krijuar dhe zhvillohet në bashkëpunim me ISEFERI SHPK, e cila zotëron 50% të aksioneve të kompanisë dhe sjell në këtë bashkëpunim një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e prodhimit dhe përpunimit të betonit. Kjo eksperiencë, e kombinuar me teknologjinë dhe vizionin e SINAMATI 2S, na mundëson të ofrojmë produkte të besueshme, të qëndrueshme dhe të përshtatura sipas kërkesave të projektit.